Hamasi i dorëzon tre pengje izraelite Kryqit të Kuq

Hamasi i dorëzon tre pengje izraelite Kryqit të Kuq

Organizatat e shpallura terroriste nga vendet perëndimore, Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë liruar tre pengje të tjerë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Burrat e rrëmbyer në territorin e Izraelit, para më shumë se 16 muajsh, iu dorëzuan përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Khan Yunis në Rripin e Gazës. Të liruarit janë Alexander (Sascha) Trufanov (29-vjeç), Sagui Dekel-Chen (36) dhe Iair Horn (46). Trufanov mbahej nga organizata terroriste Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), derisa dy të tjerët nga Hamasi. Në këmbim, sipas burimeve palestineze, Izraeli do të lirojë 369 palestinezë të burgosur, duke përfshirë 333 persona të arrestuar në Rripin e Gazës pas 7 tetorit dhe 36 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Share This