Hamasi: Do të pajtohemi me armëpushimin që propozoi Biden, për të cilin ramë dakord muaj më parë
Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan ka përsëritur qëndrimin e grupit se do të pajtohet me armëpushimin që propozoi Biden, siç ka thënë ai për të cilin kanë rënë dakord disa muaj më parë.
Këto komente kanë ardhur pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka kërkuar Hamasit të pranonte propozimin e fundit të armëpushimit.
“Ne do të pajtohemi vetëm me zbatimin e propozimit të Bidenit, për të cilin ramë dakord disa muaj më parë”, ka thënë Hamdan.