Hamasi do të kthejë katër pengje izraelite në këmbim të të burgosurve

Hamasi do të kthejë katër pengje izraelite në këmbim të të burgosurve

Grupi militant palestinez Hamas do të kthejnë katër pengje izraelite të enjten në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Njoftimi u bë nga grupi që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar si organizatë terroriste. Këmbimi i radhës do të bëhet, ndërsa kanë mbetur disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes palëve ndërluftuese.

Izraeli ka shtyrë lirimin e rreth 600 të burgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që thotë se është trajtim poshtërues i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga grupi Hamas.

Grupi militant ka thënë se vonesa është një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe se bisedimet për një fazë të dytë nuk janë të mundshme derisa palestinezët të lirohen.

Zëdhënësi i grupit Hamas, Abdul Latif al-Qanou i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ të mërkurën se grupi militant palestinez do t’i dorëzonte trupat e katër izraelitëve të enjten. /VOA

Share This