Hamann paralajmëron: Kane-n rrezikon vendin në Kupën e Botës 2026

Hamann paralajmëron: Kane-n rrezikon vendin në Kupën e Botës 2026

Ish-reprezentuesi gjerman, Dietmar Hamann, ka shprehur dyshime për të ardhmen e Harry Kane me Kombëtaren e Anglisë, duke paralajmëruar se sulmuesi mund të humbasë vendin e titullarit për Kupën e Botës 2026 nëse nuk e gjen formën e mirë te Bayern Munich.

Kane më në fund i dha fund periudhës pa trofe duke fituar titullin e Bundesligës me bavarezët.

Megjithatë, Hamann shprehu shqetësim për mënyrën se si ai po shfaqet në lojë të hapur.

“Harry Kane ka shënuar shumë gola për Bayernin, por shumë prej tyre janë nga penalltia, dhe kjo është shqetësuese”, deklaroi Hamann për “Wette.de”.

“Ai e pati vështirë pas muajit nëntor dhe gjithmonë kam thënë se është shumë i shtrenjtë për të qenë thjesht një ekzekutues penalltish. Ai shënoi në Ligën e Kampionëve, por humbi një rast të madh kundër Interit, ndodhin këto gjëra”.

“Pyetja është nëse ai do të jetë ende sulmuesi kryesor i Anglisë pas 12 muajsh. Anglia do të shkojë në Kupën e Botës me apo pa Kane, por a do të jetë ai titullar? Kjo është një pyetje e vlefshme, megjithatë marrëdhënia e tij e ngushtë me Thomas Tuchel mund të luajë një rol”, ka theksuar Hamann.

Share This