“Hajmalia” e City-t, me të në fushë nuk humbet prej një viti
Rodrigo Hernández Cascante, ky është emri hajmali i Pep Guardiolas te Manchester City.
Nëse emri ju ngatërron, futbollisti njihet thjesht si Rodri. Të dhënat për fitoret e klubit anglez janë të lidhura drejtpërdrejt me praninë e mesfushorit spanjoll në fushën e lojës.
Në fakt, prej një viti, kur ai ka zbritur në fushë, City nuk ka humbur kurrë, një varg prej 52 ndeshjesh.
Humbja e fundit me ish-lojtarin e Atletico Madrid në fushë? 5 shkurt 2023 kundër Tottenham. Në mes edhe goli vendimtar në finalen e Champions League kundër Interit.