Hajduku fiton përballë ekipit të Zekic, Sahiti protagonist me asist

Hajduku fiton përballë ekipit të Zekic, Sahiti protagonist me asist

Emir Sahiti protagonist në fitoren e Hajdukut të Splitit.

Një ndër skuadrat më popullore në Kroaci, ka si objektiv këtë sezon fitimin e titullit kampion. Trofe që tifozëve u mungon prej vitit 2005.

Hajduku triumfoi 0-1 përballë Osijekut të Zoran Zekic (ish-trajneri i Partizanit) duke siguruar tri pikë të arta në një transfertë të komplikuar.

Marko Livaja realizoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 42’. Kapiteni mori një asist nga Sahiti dhe mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte asisti i parë sezonal në HNL për 24-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës, i cili numëron edhe 2 gola të shënuar.

Hajduku kryeson kampionatin kroat me 30 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se Rijeka ndjekëse, që ka tri pikë më pak.

Share This