Hajduk mposht Dinamon me golin e Sahitit
Hajduk Split ka fituar derbin e madh kroat kundër Dinamo Zagreb dhe reprezentuesi kosovar, Emir Sahiti ka qenë ai që ka bërë më së shumti për triumfin.
Në ndeshjen që është mbyllur me rezultat minimal 1-0 ka qenë pikërisht Sahiti ai i cili ka realizuar golin e fitores.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e nëntë kur kosovari e ka shndërruar në gol një top të dhënë nga bashkëlojtari i tij, Krovinovic.
Pas kësaj ndeshje, Hajduk kryeson kampionatin kroat me njëzet e një pikë.
Në vendin e dytë gjendet Rijeka me nëntëmbëdhjetë pikë, ndërsa në vendin e tretë Dinamo me gjashtëmbëdhjetë pikë po me një ndeshje më pak.