Hainer këmbëngul: Kane na kushtoi jo më shumë se 100 milionë euro
Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, këmbëngul se ata e blenë Harry Kane për shumë më pak se sa thuhet.
Është raportuar se “Bavarezët” paguan 115 milionë euro për transferimin e yllit anglez.
Ish-asi i Tottenhamit i është bashkuar gjigantit gjerman në muajin gusht. 30 vjeçari deri tani ka shënuar nëntë gola në tetë ndeshje e këtij sezoni në fanellën e Bayern Munich.
“Harry Kane na kushtoi jo më shumë se 100 milionë euro”, këmbënguli Hainer.
“Pa bonuse jemi nën 100 milionë”, thekoi kreu i Bayern Munich.