Hadergjonaj: Gjithmonë kënaqësi dhe krenari sa herë grumbullohem me Kosovën
Florent Hadergjonaj ka thënë se për të është gjithmonë kënaqësi dhe krenari sa herë që grumbullohet me Përfaqësuesen e Kosovës.
Futbollisti i Kosovës këtë e ka theksuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.
Ai ka ndarë edhe dy fotografi gjatë seancave stërvitore me Kosovën, në grumbullimin për ndeshjet e muajit tetor.
“Gjithmonë kënaqësi dhe krenari sa herë grumbullohem me Kosovën” – ka shkruar Hadergjonaj në rrjetin social.
Përfaqësuesja e Kosovës më 12 tetor do të përballet me Andorrën në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Tri ditë më vonë në program është paraparë edhe ndeshja kundër Izraelit në Prishtinë, por ky takim pritet të shtyhet për shkak të konfliktit në mes Izraelit dhe militanëve të grupit terrorist palestinez Hamas.