Hadërgjonaj: E kemi ditur se është dashtë që të fitojmë, rezultati e tregon të vërtetën

Hadërgjonaj: E kemi ditur se është dashtë që të fitojmë, rezultati e tregon të vërtetën

Mbrojtësi i Kombëtares të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur për ndeshjen e sotme me Andorrën, ku Dardanët fituan 0-3.

Ai, në paraqitjen për media, tha se lojën e morën shumë seriozisht dhe se këtë e dëshmoi rezultati që patën.

“Besoj se kjo lojë na jep pak motivim për ndeshjet e ardhshme, ka qenë një lojë pozitive”.

“E kemi dit se është dashtë që të fitojmë dhe e kemi marrë lojën shumë seriozisht, besoj se rezultati e tregon të vërtetën”, ka thënë Hadërgjonaj.

Share This