Haaland s`e ndihmon Norvegjinë kundër Skocisë

Haaland s`e ndihmon Norvegjinë kundër Skocisë

Erling Haaland nuk do ta ndihmojë Norvegjinë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Skocisë të dielën në “Hampden Park”. 

Kjo për shkak të një lëndimi në ndeshjen e kësaj jave kur Norvegjia mundi Ishujt Faroe 2-0 në një miqësore në Oslo.

“Fatkeqësisht do të mungoj në ndeshjen e nesërme kundër Skocisë. Djemve ju uroj gjithe te mirat. Tani duhet të trajtohem dhe të përpiqem të kthehem sa më shpejt”, ka shkruar futbollisti në Twitter.

Norvegjia gjendet në pozitën e tretë në grupin A që kryesohet nga Spanja.  Kualifikimi automatik për Euro 2024 tashmë është jashtë diskutimit, pasiqë vendin e dytë e mbanë pikërisht Skocia, por norvegjezët me një fitore kundër skocezëve mund të shtojnë gjasat për “play-off”

Share This