Haaland: Një sezon i tmerrshëm, por duam të mbyllim me një trofe

Haaland: Një sezon i tmerrshëm, por duam të mbyllim me një trofe

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka folur për BBC Sport rreth sezonit zhgënjyes të skuadrës së tij, i cili ndryshe nga pritshmëritë, mund të mbyllet vetëm me një trofe të FA Kupës dhe vendin e tretë në Premier League.

“Ky sezon ka qenë i vështirë”, u shpreh norvegjezi, transmeton Rekordi.net.

“Nuk është bukur të humbasësh kaq shumë ndeshje. Është e dhimbshme dhe nuk është aspak argëtuese. Prandaj, synimi ynë është të përfundojmë mirë dhe të sjellim në shtëpi të paktën një trofe.”

Manchester City, që ka dominuar kampionatin anglez në katër sezonet e fundit dhe që kishte fituar Champions League në vitin 2023, këtë herë është 18 pikë prapa Liverpool-it dhe rrezikon të mbetet jashtë garës për zonën Champions.

“Nëse nuk fiton, nuk është një sezon i suksesshëm – këto janë standardet që kemi vendosur. Nuk kemi bërë mjaft mirë në ligë, por ende shpresojmë për kualifikimin në Champions League.”

Ai gjithashtu pranoi se lëndimet kanë qenë të shumta gjatë sezonit, por nuk kërkoi justifikime.

“Sigurisht, kemi pasur lëndime gjatë gjithë sezonit. Por nuk duhet të kërkojmë justifikime. Nuk kemi dhënë gjithçka dhe, nëse nuk je në maksimum në Premier League, është shumë e vështirë të arrish suksesin”, ka përfunduar sulmuesi norvegjez. /Rekordi.net

Share This