Haaland: Jam lodhur duke dëgjuar emrin tim në media çdo ditë
Erling Haaland ka pranuar se ndjen pak presion përpara përballjes me Spanjën këtë fundjavë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Spanja ka mbërritur në qytetin e Oslos ose në ndeshjen e tyre vendimtare kualifikuese për EURO 2024 pas një fitoreje 2-0 në mesjavë ndaj Skocisë.
Të dyja skuadrat po përpiqen të sigurojnë një vend në Gjermani verën e ardhshme me Skocinë që i duhen vetëm dy pikë të tjera për të marrë një nga dy vendet e para në grupin A.
Haaland shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Norvegjisë në udhëtim ndaj Qipros, por sulmuesi i Manchester Cityt u detyrua të komentojë për faktin se emri i tij lakohet në media pothuajse çdo ditë.
Me të mbaruar ndeshja, rojet e sigurisë ishin aty për të siguruar që Haaland të mos kishte probleme teksa dilte nga fusha, mes një tufe tifozësh që kërkonin foto dhe autografe.
“Kam filluar të lodhem pak duke dëgjuar emrin tim, por kështu është. Nuk mund të bëj diçka rreth kësaj”, ka thënë shkurtimisht Haaland.
Pas dy golave të shënuar ndaj Qipros, Haaland ka kapur shifrën e 27 golave me Norvegjinë, aq sa ka edhe paraqitje.
23-vjeçari kishte munguar në sfidën e parë ndaj Spanjës të luajtur në muajin mars, të cilën Norvegjia e humbi me rezultat 3-0 për shkak të lëndimit./telegrafi