Haaland i mungon Cityt në FA Cup

Haaland i mungon Cityt në FA Cup

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, pritet të mungojë në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Tottenham Hotspur. 

Norvegjezi nuk ka qenë i disponueshëm për nëntë ndeshjet e fundit të Cityt në të gjitha garat për shkak të një lëndimi.

“Për nesër ende nuk është gati, por është afër rikthimit. Dy ditët e fundit ai është stërvitur, por për rikuperim të tërësishëm duhet pritur”, ka thënë trajneri Pep Guardiola.

Aktualisht City gjendet në vendin e dytë në tabelën e Premier League, pesë pikë pas Liverpool.

Share This