‘Haaland do të luajë për Real Madridin’

‘Haaland do të luajë për Real Madridin’

Edhe pse lojtari së fundmi rinovoi kontratën me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2034, megjithatë ka nga ata që besojnë se norvegjezi Erling Haaland do t’i bashkohet Real Madridit.

Ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatovic, në një bisedë me Josep Pedrerol e ka lënë të hapur mundësin e transferimit të Haaland në ‘Bernabeu’.

“Unë mendoj se Haaland do të luajë për Madridin, e di që do t’i pëlqente”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se Haaland mund të luajë për Real Madridin. Kjo do të ndodhë. Haaland nuk e ka thënë publikisht, por unë e di, nga një burim i besueshëm, se ai do të donte të ishte një lojtar i Real Madridit. E di. Mos më pyesni se si… por po. Nëse i jepet mundësia për të ardhur në Real Madrid, nuk mendoj se ai do të kishte ndonjë dyshim”, theksoi Mijatovic.

Share This