
Guvernatori i Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani
Ka nisur ceremonia shtetërore e pritjes ndaj kreut të shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatorit të Përgjithshëm Sir Rodney Williams.
Ende nuk dihet nëse do të ketë konferencë për media pas takimit, teksa ky delegacion ka ardhur për pjesëmarrje në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete, raporton rtk.