
Guti: Ancelotti e dinte se koha e tij te Real Madridi kishte marrë fund
Legjenda e Real Madridit, Guti, ka komentuar largimin e Carlo Ancelottit nga stoli i “Los Blancos”.
Strategu italian tashmë e ka konfirmuar largimin nga madrilenët në fund të sezonit dhe do të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
“Ancelotti gjithmonë ka treguar respekt dhe dashuri për klubin, por ai e di shumë mirë sa e vështirë është të qëndrosh te Real Madridi kur rezultatet nuk janë të mira”, ka thënë Guti.
“Shpresoj që ai të ketë të njëjtin sukses me skuadrat e ardhshme, ashtu siç pati me Realin. Ai është një zotëri i vërtetë, gjithmonë bujar në fjalët e tij për klubin, drejtuesit dhe tifozët”, ka theksuar Guti.
Ancelotti ka fituar disa trofe të rëndësishëm me Real Madridin në dy periudha të ndryshme, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.