Guterres: Izraeli dhe Iranit të ulin tensionet, të mbizotërojnë diplomacia

Guterres: Izraeli dhe Iranit të ulin tensionet, të mbizotërojnë diplomacia

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që të ulin urgjentisht tensionet.

“Të ndalohen bombardimet izraelite të vendeve bërthamore iraniane si dhe sulmet me raketa iraniane në Tel Aviv. Të ndalohet menjëherë përshkallëzimin”, shkroi Guterres në X.

“Është koha për të ndaluar. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë”, shtoi ai.

Megjithatë, si Izraeli ashtu edhe Irani raportuan sulme të mëtejshme gjatë natës, ndërsa lufta midis dy armiqve të betuar vazhdon.

Sulmet iraniane ishin një përgjigje ndaj një sulmi në shkallë të gjerë të nisur nga Izraeli të enjten në mbrëmje.

Izraeli, e vetmja fuqi bërthamore në rajon, me sulmin e tij në shkallë të gjerë shënjestroi kryesisht programin bërthamor të Iranit. Sipas raporteve izraelite, u goditën më shumë se 100 objektiva, duke përfshirë vende në qytetet kryesore të Teheranit, Tabrizit dhe Shirazit, si dhe objektin e pasurimit të uraniumit në Natanz.

Danny Citrinowicz, studiues i çështjeve iraniane në Institutin Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare, paralajmëroi se pasojat e konfliktit mund të jenë të gjera.

“Është e rëndësishme të theksohet: Jemi vetëm në fillim të asaj që ka të ngjarë të jetë një ngjarje shumë e ndryshme nga përplasjet e mëparshme të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit”, i tha ai Wall Street Journal. /atsh/

Share This