Gundogan para duelit me Napolin: Ka ardhur koha të ngritemi
Barcelona nesër mbrëma do të përballet me Napolin në kuadër të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Futbollisti i katalanasve, Ilkay Gundogan e pranon se dueli me kampionët në fuqi të Italisë, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se skuadra e tij, do të jep më të mirën për të kaluar në rrethin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian.
“Unë jam i sinqertë. Skuadrat tjera i shoh me më shumë mundësi dhe më shumë përvojë se ne. Por nëse kualifikohemi në çerekfinale, hyjmë në një fazë të veçantë loje. Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë Interin në finalen e vitit të kaluar? Unë jam realist dhe e di se do të jetë vështirë për të gjitha skuadrat”, ka thënë Gundogan.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, mendon se Barça është skuadër që mund të konkurrojë në këtë nivel të garave.
“Sigurisht që po. Na duhen këto ndeshje për të ngritur nivelin. Liga e Kampionëve kërkon gjithmonë maksimumin nga skuadrat dhe mua më pëlqen ky lloj presioni. Shkojmë në Napoli për të marrë një rezultat të mirë. Ka ardhur ora vendimtare që të gjithë të japim maksimumin dhe është koha të ngritemi”, ka theksuar Gundogan.