Gundogan, kapiteni i ri i Gjermanisë, kjo është deklarata e tij

Gundogan, kapiteni i ri i Gjermanisë, kjo është deklarata e tij

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick, sot ka emëruar Ilkay Gundogan kapiten të ri skuadrës, nëntë muaj para Kampionatit Evropian që do të mbahet pikërisht në Gjermani, shkruan GazetaGOLI.com.

“Jam i kënaqur për besimin. Është një nder i madh për mua të drejtoj këtë ekip”, tha Gundogan.

Gundogan do të mbajë shiritin e kapitenit për herë të parë të shtunën në ndeshjen miqësore kundër Japonisë në Wolfsburg, sfidë kjo që nis në orën 20:45.

Në mungesë të portierit Manuel Neuer, i cili pësoi një frakturë në këmbën e djathtë në një aksident me ski dhjetorin e kaluar, shiritin e kapitenit e mbante Josua Kimich.

Kujtojmë se Gundogan ishte kapiteni i Manchester Cityt sezonin e kaluar, skuadër me të cilin fitoi tre tituj – në Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Në afatin kalimtar të verës, mesfushori 32-vjeçar u transferua në Barcelonë. /GazetaGOLI.com

Share This