
Guler: Jam i sigurt se do të vijë koha ime te Real Madridi
Mesfushori turk Arda Guler ka deklaruar besnikërinë e tij ndaj Real Madridit, duke hedhur poshtë thashethemet për pakënaqësinë e tij për shkak të minutave të kufizuara këtë sezon.
Edhe pse 20-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira në formacionin e ‘Los Blancos’, ai mbetet i vendosur të bëhet një lojtar kyç për klubin.
“Jam i sigurt që do të kem sukses te Real Madrid. Nuk do të ndalem së luftuari derisa të bëhem një lojtar i rëndësishëm për këtë ekip”, ka thënë Guler për ‘Marca’.
Ai thotë se e ka përkrahjen e tifozëve të madrilenëve.
“I dua tifozët e Real Madridit dhe mbështetja e tyre ka shumë vlerë për mua. Jam shumë mirënjohës për ta. Erdha te Real Madrid për të luajtur dhe për të qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Nuk do të ndalem derisa ta arrij këtë”, theksoi ai.
Guler është i bindur se koha e tij do të vijë.
“Real Madrid më ka shpjeguar planin e tyre dhe unë besoj plotësisht në të. Do të arrij sukses këtu”, pohoi Guler.