Guiu, një tjetër supertalent që vendos sfidën Barça-Bilbao
Barcelona i falet një talenti të ri të futbollit.
Është 17-vjeçati M.Guiu që vendos ndeshjen Barcelona-Athletic Bilbao, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshëm tek “Blaugranat”.
Katalonasit mposhtën baskët, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të La Ligës.
Të besuarit e Xavi Hernandez gjatë terë ndeshjes kanë qenë ekip dominues në duel me Bilbaon, duke krijuar një mori rastesh, megjithatë, goli i tri pikë të mëdha erdhi nga supertalenti Guiu (80’), i cili i sapofutur në lojë gjeti rrugën e golit pas asistimit te Felix.
Pas kësaj fitore, Barcelona renditet e treta me 24 pikë, një me pak se lideri i tabelës, Real Madrid, kurse, Bilboa është në vendin e pestë me 18 sosh.