Guild Eagles vazhdon garë për kualifikim në Major, eliminon BetBoom

Guild Eagles vazhdon garë për kualifikim në Major, eliminon BetBoom

Ekipi kosovar me organizatë britanike Guild Eagles kanë mbetur ende në garë për kualifikimin në PGL Major Copenhagen përmes “Last Chance Qualifier”, duke mposhtur skuadrën ruse BetBoom.

Për dallim nga gabimet e djeshme të njëpasnjëshme, GNE ishte fantastik ndaj organizatës ruse duke fituar me rezultat bindës 2:0 në mape.

Fillimisht, në mapin “De_Overpass”, GNE ishte e mrekullueshme duke fituar me rezultat të thellë 13:4, ku më i dalluari ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me 17 eliminime.

Ndërsa, GNE nuk e nisën në mënyrën më të mirë në mapin e tyre “De_Ancient” duke humbur pjesën e parë me rezultat 8:4, por pastaj bën një përmbysje në 10:13 për ta siguruar fitoren.

Në këtë map, i pandalshëm ishte Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 21 eliminime.

Kësisoj, për t’u kualifikuar në Major – GNE-së i nevojiten edhe dy fitore të shtunën.

Share This