Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë i vitit 2023 nga FIFA

Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë i vitit 2023 nga FIFA

Trajneri Pep Guardiola është zgjedhur si trajneri më i mirë në botë për vitin 2023 nga shtëpia e futbollit, FIFA.

Guardiola drejtoi Cityn në vitin 2023 drejt një suksesi të hatashëm, ku fituan tripletën (Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup).

Kësisoj, FIFA e zgjodhi si më të mirin para Lionel Scalonit që fitoi Kupën e Botës 2022 me Argjentinën.

“Dua të vlerësoj punën e Simone Inzaghi dhe Lionel Spalletti. Dua ta ndaj këtë çmim me pronarët e Manchester City, Ferran Soriano dhe Chiki Beguiristaín. Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët e mi në emër tim dhe ekipit tim teknik për gjithçka që kanë bërë”.

“Të jetosh me ta është e mrekullueshme. Faleminderit babait tim që është këtu në moshën 92-vjeçare. Sigurisht që falë vëllait tim, motrave të mia, fëmijëve dhe gruas sime pa ta do të ishte e pamundur”, deklaroi ai pasi mori çmimin e më të mirit.

Share This