Guardiola tregon si reagoi Haaland pasi humbi Topin e Artë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka treguar reagimin e Erling Haaland, pasi ky i fundit doli i dyti në garën për Topin e Artë.
Norvegjezi nuk fitoi trofeun edhe pse shënoi 52 gola në 53 paraqitje për Cityn, shkruan lajmi.
Guardiola theksoi se sulmuesi është i lumtur me arritjen e Lionel Messit.
“E pashë atë shumë të lumtur që ishte në garë pranë Messit, Mbappes dhe të tjerëve. Ishte një natë e mirë për Manchester Cityn. Urime të mëdha për Messin dhe për fituesit”, tha ai.
Haaland ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë sezon pasi ka 13 gola e tri asistime në 15 paraqitje.