Guardiola për Kompany: Vlerësim maksimal

Guardiola për Kompany: Vlerësim maksimal

Vincent Kompany është një hap larg pankinës së Bayern.

Pasi kishte marrë refuzime të ndryshme, klubi bavarez vendosi t’i drejtohej trajnerit të Burnley-t, i rënë një kategori më poshtë pas vendit të parafundit në Premier League 2023/24.

Një rezultat i cili megjithatë nuk ka rëndësi sipas Pep Guardiolës, i cili e njeh mirë Kompany-n dhe klubin gjerman.

“Kam respekt të madh për punën e tij, personalitetin e tij, njohuritë e tij për lojën, mënyrën se si ai lidhet me mediat, shumë gjëra”, tha spanjolli.

“Ne shpresojmë që ata të marrin vendimin më të mirë. Nëse ata besojnë se Vinny është personi i duhur, atëherë ata do të kenë një djalë që mund ta mbështesin pa kushte”, tha ai në një konferencë shtypi.

Share This