Guardiola për Interin: Kandidat për t’u rikthyer në finalen e Champions

Guardiola për Interin: Kandidat për t’u rikthyer në finalen e Champions

Pep Guardiola fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn duke mposhtur Interin në finale dhe, në prag të debutimit të tyre sezonal në kompeticion, ai donte të rikthehej ndeshjes së Stambollit duke lavdëruar kundërshtarin e tij: “Shikoni çfarë bëri Interi në derbi, fitoi 5-1 kundër Milanit. Gjithmonë e kam ditur se do të përballemi me një ekip shumë të fortë”.

Për Guardiolën nuk duhet nënvlerësuar sërish Interi i Inzaghit këtë sezon: “Zikaltërit janë kandidatë për t’u rikthyer në finale”.

Trajneri i Manchester Cityt ka shprehur tashmë mendimin e tij për cilësitë e Interit pas përfundimit të gjysmëfinaleve, duke pretenduar vështirësinë e përballjes me skuadrën e Simone Inzaghit në një ndeshje të vetme:

“Unë e kam ditur gjithmonë që Interi është shumë i fortë dhe e kanë dëshmuar në finale kundër nesh, duke na hapur shumë telashe, fitorja jonë ishte një goditje, monedha ra në favorin tonë”.

Më pas lëvdatat:

“Kam ndjesinë se Interi është një nga kandidatët për t’u rikthyer në finalen e Champions League. Ata ishin shumë konkurrues në Stamboll”.

Share This