
Guardiola për Haaland: Është gati, të shohim nëse do të jetë titullar
Më në fund… Erling Haaland është gati të thotë fjalën e tij në fushë dhe mund ta bëjë këtë në ndeshjen e radhës të Manchester Cityt, të planifikuar për të shtunën kundër Southampton-it tashmë të rënë.
Asi norvegjez ka qenë jashtë fushës që kur mori një dëmtim në Kupën FA kundër Bournemouth, u rikthye në skuadër për fitoren e fundit të skuadrës së tij ndaj Ëolves, duke u paraqitur në stol për 90 minuta.
Trajneri i City-t, Pep Guardiola, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes, konfirmoi se sulmuesi i tij mund të rikthehet në fushë: “Ai është gati, është në formë. Të shohim nesër nëse do të startojë”.