
Guardiola: Pas një sezoni si ky, në Spanjë do më kishin shkarkuar
Pep Guardiola nuk e fsheh zhgënjimin e tij me sezonin që sapo përfundoi me Manchester City. Me një vend të tretë në Premier League (por kurrë në garën për titull) dhe një eliminim të hershëm në Play-Off-et e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, klubi anglez ka humbur praktikisht të gjitha objektivat e tij, madje edhe finalen e Kupës FA kundër Crystal Palace.
Megjithatë, trajneri katalanas mbetet në pozicionin e tij dhe, siç rrëfeu gjatë programit Premier Corner, ndihet mirënjohës për besimin që mori:
“Pas një viti si ai që kaluam te City, në Spanjë do të isha shkarkuar tashmë”, tha ish-trajneri i Barcelonës. Për fat të mirë për të, City tregoi “pak më shumë durim, u kujdes për mua dhe më dha gjithçka”.