
Guardiola pas fitores në Botërorin e Klubeve: Pashë shumë gjëra pozitive
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur pas fitores 2-0 ndaj Ëydad AC në ndeshjen e parë të Grupit në Botërorin e Klubeve.
Golat për “Citizens” u shënuan nga Phil Foden dhe Jeremy Doku.
“Kishim momente të mira. Ka shumë lojtarë të rinj dhe ndeshja e parë në këtë fazë grupore është gjithmonë e rëndësishme”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
“E nisëm shumë mirë, më pas patëm disa probleme, sidomos kur humbëm topa të thjeshtë. Kur humb topa të thjeshtë, tranzicioni bëhet më i rrezikshëm për ne”.
Megjithatë, tekniku spanjoll theksoi se është i inkurajuar nga ajo që pa në fushë.
“Pashë shumë gjëra pozitive. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Do të përgatitemi për ndeshjen e radhës me lojtarët e rinj. Tri pikët e para janë shumë të rëndësishme”, ka pohuar Guardiola.