Guardiola para sfidës me Realin: E dimë se çfarë do të thotë të luash në ‘Bernabeu’

Guardiola para sfidës me Realin: E dimë se çfarë do të thotë të luash në ‘Bernabeu’

“Ne kemi avantazhin që ndeshja e dytë do të zhvillohet në shtëpi, ku jemi vërtet të fortë”.

Në prag të aktit të parë në Bernabeu të sfidës së parashikuar kundër Real Madridit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tregon se ka një strategji të qartë për ndeshjen e dyfishtë kundër Los Blancos.

“Të mundesh Realin është tashmë e vështirë, ta bësh atë si vitin e kaluar është pothuajse e pamundur (4-0 në rikthimin në Angli)”, 53-vjeçari spanjoll në konferencën për shtyp.

“Qëllimi ynë nuk është të vijmë këtu vetëm për të kontrolluar ndeshjen. Duhet të përpiqemi të ndëshkojmë Realin duke shënuar gola. Këtu te City nuk mjafton të fitosh vetëm një herë Champions League”.

Sytë e Pep më pas përfundojnë te Bellingham, një nga rreziqet e mëdha në radhët e spanjollëve: “Dallimi është ajo që keni në kokën tuaj. Ai po kalon një sezon të shkëlqyer. Ai ka një karrierë mbresëlënëse para vetes”.

“Nga këndvështrimi im mund të them që e dua këtë punë, më paguajnë mirë dhe e shijoj. Sezonin e kaluar kaluam ne. E dimë se çfarë do të thotë të luash në Bernabeu, për fat të keq nuk do të kemi Walker që ishte ideal për të kontrolluar dikë si Vinicius. Kemi disa mungesa, por neve na takon të gjejmë zgjidhje”.

Share This