Guardiola: Nuk largohem, te City më dhanë kohë për të fituar Champions-in
Pep Guardiola ka folur për ‘TNT Sport’ pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke prekur rrugëtimin e tij në Champions League në krye të Manchester City.
Kampionët e Anglisë fituan garën më të rëndësishëm evropian për klube pranverën e kaluar duke mposhtur Interin në finale.
“Më kujtohet se kur mbërrita, drejtuesit nuk besonin në fitimin e Ligës së Kampionëve, klubi nuk besonte se ne mund ta bënim atë. Ishte një proces, hap pas hapi. Sot drejtuesit nuk u japin shumë kohë trajnerëve për të fituar, por mua më dhanë. Ata na dhanë kohë dhe tani ne jemi një ekip që beson se mund ta fitojë përsëri turneun”, tha Guardiola, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me City në fund të sezonit të shtatë.
“Nuk dua të largohem”, u përgjigj më pas Guardiola kur u pyet për divorcin e tij të mundshëm nga City.
Trajneri spanjoll aktualisht është i lidhur me Manchester City me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.