Guardiola: Nuk kthehem te Barcelona
Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm. Këtë e pranoi edhe vetë trajneri i njohur, por vështirë se do të ketë një rikthim te Barcelona.
“A është e mbyllur dera e Barçës për të ardhmen? Po, ajo është e mbyllur. Ne jemi rritur tani.”
Përgjigje e sinqertë nga ish-trajneri i Barçës, i cili mund të jetë trajner në Mançester për një vit të fundit përpara se të ndryshonte drejtim dhe të përballej me një aventurë të re.
Për krahasimet e bëra mes Guardiolës dhe Xavi Hernandezit, ish-trajnerit të Barcelonës, ai u përgjigj me vendosmëri:
“Pyesni veten, jeni ju që i bëni këto krahasime. Unë nuk i kam bërë”.