
Guardiola në prag të Kupës së Botës për Klube: Do të ishte mirë ta fitonim
Pas dy javësh nis zyrtarisht aventura e Manchester City-t në Kupën e Botës për Klube, turne që këtë vit do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Qytetarët’ do ta nisin rrugëtimin në Grupin G, ku do të përballen fillimisht me Wydad Casablanca (nga Maroku), më pas me Al Ain më 23 qershor dhe në fund me Juventusin më 26 qershor.
Trajneri i City-t, Pep Guardiola ka folur në prag të kësaj garë të madhe botërore.
“Është një nder të jemi në Kupën e Botës për Klube. Do të thotë që kemi qenë me fat sepse, në sezonet e fundit, kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat,” theksoi Guardiola.
“Është diçka e re. Mezi presim të jemi atje. Do të ishte mirë ta fitonim, nuk mund ta mohoj këtë. Por janë edhe 31 ekipe të tjera që mendojnë të njëjtën gjë. Do të shohim se deri ku do të arrijmë”, ka pohuar strategu spanjoll.
Fitimi i Kupës së Botës për Klube do të kishte një rëndësi të veçantë për Man City-n, të cilët vijnë pas një sezoni jo të mirë.
City përfundoi i treti në Premier League dhe u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.