Guardiola: Ne fituam shumë

Guardiola: Ne fituam shumë

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e fitoi tripletën në edicionin që lamë pas dhe ka suksese të jashtëzakonshme, duke e fituar pesë herë në gjashtë sezonet e fundit Premierligën.

E trajneri spanjoll në konferencë për media paralajmëroi tifozët e skuadrës së tij.

“Ne fituam shumë, dhe në të ardhmen kuptojmë se ky është një përjashtim.

Nuk është normale të fitosh trefishin, pesë PL në gjashtë vjet.

Vazhdoni të shijoni, por kur momentet e këqia po vijnë këtë sezon apo sezonin tjetër, duhet të jeni aty”, ishin fjalet e Guardiolas.

Share This