Guardiola mendon se njerëzit duan që Haaland të dështojë

Guardiola mendon se njerëzit duan që Haaland të dështojë

Pep Guardiola mendon se njerëzit duan që Erling Haaland të dështojë, kur u pyet pas ndeshjes me Yang Boues për lojën e norvegjezit.

Haland kishte 5 ndeshje radhazi që nuk shënonte në Champions deri sa erdhën dy gola në fitoren më të fundit të Cityt.

Në pjesën e parë sulmuesi humbi disa raste madje edhe vetëm për vetëm me portierin dhe Guardiola kërkoi ta mbronte në konferencën e shtypit.

“E rëndësishme është që ai i ka dhënë mundësi njerëzve që të dëshirojnë dështimin e tij. Po flasim për një lojtar që do të shënojë gola gjithë jetën e tij. Me rastet që krijon ai është një kërcënim i madh. Sulmuesit kanë nevojë për pasime si të De Bryjne apo Gyndogan ndërsa Haland do të shënojë me apo pa ata deri ditën e fundit që do të luajë futboll”, tha spanjolli.

Goli i parë i norvegjezit ndaj Jang Bojs ishte i pari pas 543 minutash në Champions. Goli i fundit kishte qënë kundër Bajern Mynih në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve sezonin e kaluar.

Deri tani ka shënuar 37 gola në 33 ndeshje në Champions ndërkohë që në fundjavë i rikthehet Premir Ligës ku e pret të dielën derbi i Mançesterit.

Share This