Guardiola mbron Haaland dhe sulmon Roy Keane: Kujtesa është e shkurtër
Në prag të ndeshjes mes Manchester City dhe Aston Villa, e planifikuar për këtë mbrëmje në orën 21:15, Guardiola mbrojti Haaland nga sulmet e Roy Keane.
Ish-futbollisti i Manchester United theksoi në TV se “Haaland më dukej si lojtar i Ligës së Dytë”.
Përgjigja e Guardiolës nuk vonoi gjatë konferencës për shtyp: “Jam i habitur që këto fjalë vijnë nga një ish-lojtar. Unë nuk jam aspak dakord me të. Është sikur të thoshte se është trajner i kategorisë së dytë apo të tretë. Fatkeqësisht kujtimet zbehen shpejt, ata janë ndjerë të lënduar kur janë kritikuar nga ish-lojtarët”.
“Erling Haaland është sulmuesi më i mirë në botë dhe ai na ndihmoi të fitojmë atë që fituam sezonin e kaluar. Arsyeja pse nuk krijojmë shumë mundësi nuk është për shkak të Erling. Ne kemi nevojë për më shumë prezencë në të tretën e fundit të fushës me më shumë njerëz. Haaland është i jashtëzakonshëm”.