Guardiola lavdëron Silva-n: Ai është i pazëvendësueshëm

Guardiola lavdëron Silva-n: Ai është i pazëvendësueshëm

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka lavdëruar Bernardo Silva-n.

City mundi Man Unitedin (3-0), fundjavën që lamë pas në derbin e Premier League-s.

Guardiola thotë se ishte frikësuar se portugezi do të largohej gjatë verës që lamë prapa. Sipas strategut spanjoll, Silva është i pazëvendësueshëm.

“Ne kishim frikë se mos po e humbnim atë”, tha Guardiola për “Sky Sports”.

“Ai është i pazëvendësueshëm. Ne e duam atë, të gjithë në dhomat e zhveshjes e duan atë”, ka pohuar Guardiola.

Silva tashmë ka rinovuar kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë deri më 30 qershor 2026 më 23 gusht.

Share This