Guardiola lartëson Chelsea: Janë klub i madh, të gjithë e kanë të vështirë ndaj tyre

Guardiola lartëson Chelsea: Janë klub i madh, të gjithë e kanë të vështirë ndaj tyre

Të dielën e kaluar, Chelsea dhe Manchester City dhuruan spektakël në përballjen mes tyre, ku ndeshja përfundoi në barazimin 4-4.

Pas përfundimit të sfidës, Pep Guardiola, trajneri i Manchester City ka theksuar se Chelsea është një skuadër e fortë dhe ata janë përballur me shumë skuadra të mëdha në mënyrë fantastike.

“Chelsea është një skuadër shumë e mirë, kështu që nuk ka dyshim. Liverpool nuk mundi të fitonte në “Stamford Bridge”. Ata ishin shumë më mirë se Arsenali dhe në fund, “Topçinjtë” barazuan. Pra, e dini, është Chelsea, ata nuk do të largohen kurrë nga radha e skuadrave të mëdha. Unë gjithmonë duhet të mendoj se çfarë mund të bëjmë për t’u përmirësuar. Nuk do të ndodhë që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 7-0. Chelsea po përpiqet të rindërtohet dhe nuk kemi ankesë për këtë barazim”, ka thënë Guardiola.

Share This