Guardiola: Larg medias sociale
Pep Guardiola ka këshilluar lojtarët e tij të kufizojnë përdorimin e medias sociale për të reduktuar rrezikun e sulmeve në shtëpitë e tyre.
Këshilla e trajnerit të Manchester City erdhi pasi familja e Jack Grealish u sulmua gjatë kësaj jave.
Dhjetë familjarë të lojtarit, përfshirë të fejuarën, prindërit, vëllain e dy motrat, po shihnin ndeshjen në televizor ndeshjen kundër Evertonit, në shtëpinë që Grealish sapo e kishte blerë.
Në momentin që grabitësit hynë në shtëpi, duke bërë që qentë të lehnin, ata shtypën butonat e panikut e u fshehën në pritje të policisë. Grabitësit u larguan me sende të çmuara me vlerë 1 milion paund.
Guardiola tha se për fat të keq këto gjëra po ndodhin shpesh në të gjitha qytetet. Ai u bëri thirrje lojtarëve të shfaqen sa më pak, për të mos lënë të kuptohet që janë larguar nga shtëpitë, megjithëse në rastin e futbollistëve kjo pak mund të vlejë, pasi të gjithë e dinë programin e tyre.