
Guardiola: Klopp më ka shkaktuar gjithmonë dhimbje koke
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, pavarësisht se gjatë rrugës është përballur me disa kolegë shumë të vështirë. Por çfarë e bëri atë të “djersijë” më shumë?
Vetë trajneri spanjoll e zbuloi në një video të transmetuar gjatë një kursi për licencën UEFA Pro: “Klopp më ka shkaktuar gjithmonë një dhimbje koke. Nuk kam pasur kurrë një kundërshtar si ai. Kam kaluar shumë pasdite dhe netë në shoqërinë e stafit tim teknik duke u përpjekur të kuptoj se si ta ndaloj. Kishte momente kur mendoja: ‘E kam bërë’, dhe të nesërmen isha i shkatërruar”, ka pranuar trajneri i Manchester City-t.
Rivaliteti mes tyre ishte emocionues dhe karakterizoi Premier League nga viti 2016 deri në vitin 2024. Gjatë viteve të tij në krye të Liverpool-it, gjermani fitoi “vetëm” një Premier League, një FA Kupë, dy Kupa të Ligës, një Superkupë Evropiane, një Community Shield dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa Guardiola fitoi 6 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shields, 2 Kupa FA, 1 Champions League, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë Botërore për Klube.