Guardiola këshillon Barçën: De Zerbi për bankinën

Guardiola këshillon Barçën: De Zerbi për bankinën

Në fund të sezonit Xavi do t’i thotë lamtumirë Barcelonës dhe kështu katalanasit kanë nisur negociatat për trajnerin e ri.

Sipas Radio Catalunya, presidenti Laporta i ka kërkuar këshilla Pep Guardiolës në lidhje me zgjedhjen që do të bëhet dhe përgjigja është e qartë: merrni Roberto De Zerbi, tani te Brighton.

Numri një i katalanasve, me një frekuencë të caktuar, i drejtohet mbrojtësit të tij të vjetër për t’i kërkuar këshilla, siç bënte me John Cruyff gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

I përkushtuar për të identifikuar profilin më të përshtatshëm për të marrë drejtimin e skuadrës.

Skenari komplikohet pasi në lojë është future edhe Liverpool, i cili po kërkon një trashëgimtar të denjë për Jurgen Klopp.

Reds, në këtë moment historik, mund të garantojnë një projekt sportiv dukshëm më tërheqës se Barça, e cila gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të bëjë shpenzime të çmendura verën e ardhshme për të forcuar skuadrën.

Share This