Guardiola: Katër ose pesë skuadra në garë për Champions

Guardiola: Katër ose pesë skuadra në garë për Champions

Manchester City ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, por trajneri Pep Guardiola vazhdon të mbetet optimist për ekipin e tij.

Pas humbjes kundër Liverpoolit, strategu spanjoll ka analizuar situatën aktuale dhe luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mjafton, por njoh skuadrën time. Në dy ndeshjet e fundit në Premier League, kundër Neëcastle dhe sot, ne ishim shkëlqyeshëm. Me Real Madridin nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të kaluar, por sot treguam një ritëm të lartë, presion intensiv dhe një lojë të fortë,” tha Guardiola.

Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës, ai pranoi se Manchester City nuk ishte vendimtar në zonën e kundërshtarit.

“Ne arritëm shumë herë në vijën anësore, luftuam, por në gjysmën e tyre nuk krijuam mjaftueshëm. Ishte një ndeshje e fortë, por nuk ishim mjaft efektivë në fazën e fundit të sulmit”, theksoi ai.

Duke folur për objektivat sezonalë, Guardiola vuri në dukje konkurrencën e fortë për një vend në Champions League.

“Newcastle, Aston Villa dhe më shumë. Ka katër ose pesë ekipe që po luftojnë për të njëjtin qëllim. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi. Nëse ia dalim, do të thotë se e merituam; nëse jo, do të thotë se nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E thjeshtë”, pohoi Guardiola.

Share This