Guardiola ka vendosur, në fund të sezonit largohet nga City
Mediet britanik janë të i bindur se Pep Guardiola është në muajt e tij të fundit në pozicionin e trajnerit në Manchester City.
Katalanasi mbërriti në “Etihad Stadium” tetë vite më parë dhe tani po mendon për një tjetër aventurë.
Kontrata e tij aktuale mbaron në korrik të 2025-ës dhe drejtuesit e Cityt shpeshherë i kanë kërkuar që të mendohet për të ardhmen pasi duan që t’i ofrojnë një akord të ri. Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë Guardiola nuk do të pranonte.
Katalanasi ka marrë vendimin e tij dhe tani është fokusuar në tregun e kësaj verë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të futen përsëri në treg për të kompletuar ekipin dhe për ta bërë atë të fortë në të tri frontet për sezonin final. /rtsh/