Guardiola jep lajmin e mirë, gjiganti norvegjez është gati
Erling Haaland do të rikthehet në lojë, gati dy muaj pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e Manchester City-t.
Garancia është dhënë këtë të martë nga Pep Guardiola, i cili zbuloi se është zgjidhur dëmtimi që e mbajti jashtë fushës sulmuesin norvegjez për pothuajse të gjithë muajin janar dhe thuajse gjithë dhjetorin.
“Po, për herë të parë është kthyer. Erling ndihet mirë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Pep para ndeshjes me Burnley-n, të planifikuar për këtë të mërkurë.
Për më tepër, rikthimi i Haalandit nuk është i vetmi lajm i mirë për trajnerin, i cili theksoi se i ka në dispozicion të gjithë lojtarët.
“Gjëja më e rëndësishme është që pothuajse i gjithë ekipi është në dispozicion. Nuk kemi lëndime. Akanji është kthyer, stërvitet mirë dhe nuk nden më dhimbje në gju. Njësoj si Stones”, përfundoi Guardiola.