Guardiola: Jemi shumë të lumtur që sërish jemi aty

Guardiola: Jemi shumë të lumtur që sërish jemi aty

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u shpreh shumë i kënaqur pas arritjes në finalen e FA Cup, pasi skuadra e tij mposhti Nottingham Forest me rezultatin 2-0 të dielën, falë golave të Rico Leëis dhe Josko Gvardiol.

“Shtatë gjysmëfinale radhazi dhe tre finale, kjo tregon shumë për këtë brez lojtarësh dhe për klubin në vetvete”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

“Jemi shumë të lumtur që jemi sërish aty. Këtë sezon nuk ka qenë aq i mirë sepse ajo që e përcakton është Premier League.”

“Që kur kam ardhur këtu, gjithmonë kemi qenë aty lart, por mundohemi të shmangim dëmet dhe të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”, theksoi Guardiola.

Strategu spanjoll foli edhe për sfidat që e presin City-n.

“Na presin pesë ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Wolves, të cilët po luajnë shumë mirë. Kemi katër ‘finale’ në kampionat dhe më pas jemi jashtëzakonisht të lumtur që do të luajmë kundër Crystal Palace në shtëpi”, pohoi Guardiola.

Share This