Guardiola i lumtur me fitoren, flet edhe për rikthimin e Gundogan

Guardiola i lumtur me fitoren, flet edhe për rikthimin e Gundogan

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Ipswich të shtunën.

Erling Haaland shënoi hat-trick në fitoren e kampionëve në fuqi të Anglisë kundër Ipswich (4-1).

“Ne luajtëm një lojë të mirë. Edhe kur ishim 1-0 ne po luanim mirë. Ne ishim në pozicionet që ne duhet të ishim dhe jam shumë i kënaqur me lojën që luajtëm”, ka thënë Guardiola.

Ai ka folur edhe për rikthimin e Ilkay Gundogan tek ‘Qytetarët’.

“Ai është jashtëzakonisht i lumtur. Ne njihemi prej shumë vitesh dhe ai e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë. Jam shumë i kënaqur që ai është kthyer”, ka theksuar strategu spanjoll.

Share This