
Guardiola heq “maskën” e modestisë: Po pres që një ekip të grumbullojë 100 pikë!
Sot në orën 16:00 skuadra e Manchester Cityt do të ndeshet në “Etihad Stadium” me Newcastle në një duel, i cili do jetë vendimtar sa i përket fatit të ekipeve, të cilat aspirojnë për një vend në Champions Leaguen e sezonit që vjen.
Për Cityn kjo ndeshje vjen në momentin e gabuar pasi vetëm pak ditë më pas do të udhëtojë në “Bernabeu” për të luajtur një tjetër ndeshje të madhe me Realin.
Në vigjilje të takimit trajneri i Cityt u ka kthyer përgjigje kritikëve duke u thënë se: “Nuk është faji i lojtarëve, por i imi sepse në këto momente nuk po u kaloj atyre qetësinë e duhur”.
Më tej 54-vjeëari nuk u përmbajt dhe u tha gazetarëve: “Nëse mendoni se në Manchester nuk është bërë asgjë në vitet e fundit e keni shumë gabim. Ne jemi skuadra që ka thyer të gjitha rekordet në Angli. Unë pres që të shikoj një ekip në Premier të grumbullojë 100 pikë në një sezon. Gjithashtu po pres që të shikoj nëse do të ketë ndonjë skuadër tjetër që të fitojë katër tituj radhazi”.
Deklaratat e bëra nuk janë rastësore nga ana e Guardiolës, i cili e dinte fare mirë se në këtë sezon Liverpool nuk arrin dot të grumbullojë 100 pikë pasi deri më tani ka marrë 57 ndërsa në lojë janë ende 42. Iberiku e di fare mirë se edhe për këtë sezon rekordi i vendosur nga Siti në sezonin 2017/18.