Guardiola gjen pasuesin e Rodrit
Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola raportohet se tashmë është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Rodrit.
Rodri ka humbur këtë sezon të garave për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë.
Sipas medieve italiane, mesfushori italian i Torinos, Samuele Ricci pëlqehet nga Guardiola.
Strategu spanjoll dëshiron të firmos me italian në afatin kalimtar të janarit.
“Pep dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin italian Samuele Ricci në tregun e janarit”, shkruajnë mediet italiane.