Guardiola flet për përplasjen me De Bruyne
Në barazimin ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt (1-1), një vëmendje të madhe e mori edhe zemërimi i mesfushorit Kevin De Bruyne i cili shprehu hapur pakënaqësinë e tij me trajnerin Pep Guardiola që vendosi ta largonte atë nga fusha.
“Jam i lumtur ta shoh atë ashtu. Më pëlqen nëse ai është i mërzitur, është mirë. Ai është i lumtur tani. E dija se çfarë na mungonte, na mungonte posedimi i topit. Pasi ai u largua ne e bëmë më mirë. Por, dëgjo, çfarë mund të them për Kevin, ne kemi nevojë për të dhe ai është i rëndësishëm”, ka thënë Guardiola.